Fermerët kanë festuar nën ritmet e muzikës ditëlindjen e Klodit në “Ferma VIP”, në një mbrëmje festive të organizuar nga Agai, e cila u karakterizua nga atmosferë e ngrohtë, kërcime dhe momente argëtuese mes banorëve.
Përveç afrimitetit të dukshëm mes Vanesës dhe Indrit, të cilët vijojnë të tërheqin vëmendjen me dinamikën e tyre, një tjetër çift ka marrë vëmendjen gjatë mbrëmjes. Bëhet fjalë për Fabjolën dhe Adionin, të cilët janë parë më të afërt se zakonisht, duke shkëmbyer momente romantike në pistën e vallëzimit.
Adioni nuk i ka kursyer gjestet e afeksionit, ndërsa mes tyre nuk kanë munguar as puthjet, duke lënë të kuptohet se raporti mund të ketë kaluar përtej miqësisë. Nga ana tjetër, Fabjola është treguar më e rezervuar në deklarata, duke e kaluar situatën me sportivitet dhe humor, teksa është shprehur: “Jemi vetëm shokë!”.
Megjithatë, sjellja e tyre gjatë festës ka ngritur dyshime te banorët dhe publiku se në fermë po lind një tjetër romancë, duke e bërë garën edhe më interesante dhe plot surpriza.
