Arti shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të piktorit të njohur Skënder Kamberi, i cili u shua në moshën 87-vjeçare. Me një karrierë që shtrihet për dekada, ai konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të pikturës shqiptare që nga vitet ’60.
Kamberi ia kushtoi jetën krijimtarisë artistike, duke lënë pas një fond të pasur veprash që sot ruhen jo vetëm në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, por edhe në koleksione private brenda dhe jashtë vendit. Puna e tij ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, duke u prezantuar në ekspozita ndërkombëtare në vende si Franca, Italia, Anglia dhe më gjerë.
Ndër krijimet më të spikatura të tij përmenden tablo të njohura si “Ndihma e shokut”, “Betimi i Vrana Kontit”, “Buka e duarve tona” apo “Otranto, 1997”, të cilat dëshmojnë stilin dhe kontributin e tij të veçantë në artin pamor shqiptar.
I lindur në Vlorë më 2 shkurt 1939, Kamberi kreu studimet në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1965, duke nisur kështu një rrugëtim të gjatë që do ta kthente në një emër të rëndësishëm të artit shqipta
