KreuCelebrity

Princi Harry: U përballa me të shkuarën përpara se të bëhesha baba

Princi Harry: U përballa me të shkuarën përpara se të
Princi Harry ka folur hapur për rrugëtimin e tij personal drejt prindërimit, duke treguar se ka ndjerë nevojën të përballet dhe të “pastrojë” plagët e së kaluarës përpara se të merrte rolin e babait.

Ai ka ndarë edhe një moment të vështirë emocional, duke pranuar se gjatë shtatzënisë së Meghan Markle ka përjetuar një lloj distance ndaj djalit të tij, Archie, një ndjenjë që e ka sfiduar.

Duka i Sussex-it u ndal edhe te rëndësia e terapisë në jetën e tij, duke theksuar se ishte i vetëdijshëm për ngarkesat emocionale që mbante dhe për nevojën për t’i përpunuar ato përpara se të krijonte familjen e tij.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Movember në Melbourne, pjesë e një turi disa ditor në Australi së bashku me Meghan.

Harry theksoi se synimi i tij ka qenë gjithmonë të jetë versioni më i mirë i vetes për Archie dhe Lilibet, duke e cilësuar prindërimin si rolin më të rëndësishëm në jetën e një burri.