KreuCelebrity

Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen, bashkëshorti i saj i bën dedikimin romantik!

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen e saj. Ikona e muzikës shqiptare ka marrë urime nga miq, familjarë dhe fansat, por atë më të bukurin e ka marrë nga bashkëshorti i saj Kreshniku.

Ai ka bërë një urim të veçantë dhe plot dashuri për këngëtaren me anë të një instastory, ku e përshkruan Dafinën si një grua të fortë, punëtore dhe jashtëzakonisht mbështetëse në çdo hap të jetës të shoqëruar me një foto plot dashuri.

"Gëzuar ditëlindjen gruas sime të jashtëzakonshme gruas më të fortë, më të fortë, më punëtore dhe më mbështetëse në botë.

Ti më qëndron pranë në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të ëmbël. Jeta, puna, familja ti i mban të gjitha me forcë.

Jam krenar për ty dhe fatlum që eci në jetë me ty në krah.

Nuk ka asnjë si ti. Asnjë më të fortë. Asnjë më të mirë. Gëzuar ditëlindjen, mbretëresha ime."

Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen, bashkëshorti i saj i bën

Fansat e artistes kanë mbushur komentet me urime, duke e cilësuar atë si një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.