Ndonëse në javën e fundit në shtëpi dhe në prag të finales tensionet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother, duke kaluar nga debatet e zakonshme të lojës në përplasje me tone të forta dhe kërcënime që kanë ndezur reagime edhe jashtë ekranit.
Në qendër të konfliktit të fundit janë banorët Rogerti dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër që ka degjeneruar në deklarata kërcënuese. Në kulmin e përplasjes, Rogerti ka përdorur një gjuhë të rëndë duke lënë të kuptohet se konflikti mund të vazhdojë edhe jashtë formatit, përfshirë edhe përmendje të vendit të punës dhe rrethit shoqëror të Mateos.
"Raca ime ka për të të ardhur tek palestra mbaje mend, bashkë me mua. Ke për ta parë çfarë race kam dhe kush jam unë. Thirri shokët që ti kesh gati."
Deklaratat e tij janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta nga publiku, të cilët e kanë cilësuar situatën si një tejkalim të kufijve të një loje televizive.
Menjëherë pas këtij incidenti, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të Mateos, të cilët kanë dënuar ashpër sjelljen e Rogertit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ata e kanë quajtur qëndrimin e tij si shenjë pasigurie dhe mungese kontrolli, duke theksuar se përpjekjet për presion dhe kërcënime nuk tregojnë forcë, por dobësi.
Sipas tyre, përdorimi i gjuhës së tillë dhe thirrjet për “përballje jashtë lojës” nuk kanë lidhje me strategjinë e lojës, por me një mënyrë të gabuar të menaxhimit të konfliktit. Ata shtojnë gjithashtu se Mateo nuk ka nevojë për mbështetje të tillë në formën e turmave, duke nënvizuar se vetëbesimi dhe qetësia janë përgjigjja më e fortë ndaj situatave të tilla.
View this post on Instagram
