KreuCelebrity

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës: zbulohet data dhe vendi i ceremonisë

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës: zbulohet data dhe vendi i
Pas muajsh aludimesh, më në fund janë zbuluar detaje të reja rreth dasmës së shumëpritur të Taylor Swift dhe Travis Kelce. Sipas raportimeve, çifti ka vendosur që ceremonia të mbahet më 3 korrik 2026 në New York.

Fillimisht u përfol se ata do të zgjidhnin Rhode Island, aty ku Swift ka një rezidencë luksoze, por duket se planet kanë ndryshuar. Tashmë, ata kanë preferuar një ambient më të madh dhe më urban në New York, për të akomoduar një listë të gjerë të ftuarish VIP.

Zgjedhja e qytetit nuk është rastësore, pasi New York-u ka një rëndësi të veçantë për këngëtaren, e cila ka një lidhje të fortë me këtë vend si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Edhe data e zgjedhur mbart simbolikë, pasi përkon me pragun e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, një festë që Swift e vlerëson shumë.

Historia e dashurisë mes Swift dhe Kelce nisi në verën e vitit 2023, në një mënyrë jo fort të zakonshme. Vetë Kelce ka treguar se tentoi ta takonte këngëtaren gjatë turneut të saj “Eras”, duke dashur t’i jepte një byzylyk me numrin e tij, por pa sukses në fillim.

Megjithatë, pak kohë më vonë ata u afruan dhe në shtator 2023, Swift u shfaq për herë të parë në një ndeshje të Kansas City Chiefs për të mbështetur Kelce, duke u ulur pranë familjes së tij. Daljet e tyre publike vazhduan, duke konfirmuar lidhjen, ndërsa në tetor të po atij viti u panë së bashku në New York pas spektaklit “Saturday Night Live”.

Gjatë viteve në vijim, çifti ishte shpesh në qendër të vëmendjes, me Swift që ndiqte ndeshjet e NFL dhe Kelce që e shoqëronte në koncertet e saj në mbarë botën.

Pas rreth dy vitesh romancë, në gusht 2025 ata kurorëzuan dashurinë me fejesë, të cilën e bënë publike përmes rrjeteve sociale, duke ndarë edhe momente nga propozimi romantik.