KreuCelebrity

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetje”/ Ja çfarë do të ndodhë sonte në Prime-in e BBV5!

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje

ë llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar video e promos së spektaklit të mbrëmjes së sotme në Top Channel. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë 6 banorë, ku deri më tani vetëm Selin ka siguruar vendin si finalistja e parë e edicionit të pestë të reality show-t.

Ndërkohë mes Brikenës, Mateos, Shëndritit, Mirit dhe Rogertit është hapur një televotim për të zgjedhur 3 finalistët e tjerë. Sonte gjatë Prime do të zbulohen finalistët e BBV5 dhe kush nga banorët do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Gjysmëfinalja po vjen! Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetjeje. Kush do të sigurojë vendin për në finalen e madhe? Kush do të lërë shtëpinë kaq pranë ëndrrës?

Big Brother VIP, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon në Top Channel”, shkruhet krahas videos së postuar në Instagram.