KreuCelebrity

Skandal në mes të divorcit: Offset kërkon test atësie për fëmijën e Cardi B

Skandal në mes të divorcit: Offset kërkon test atësie
Drama mes Offset dhe Cardi B duket se është thelluar edhe më shumë gjatë procesit të divorcit. Sipas raportimeve nga TMZ, reperi ka kërkuar që foshnja e porsalindur e ish-bashkëshortes së tij t’i nënshtrohet një testi atësie, për të verifikuar nëse babai është ai apo lojtari i NFL-së, Stefon Diggs.

Kjo kërkesë është paraqitur në gjykatë më 25 shkurt, por është refuzuar nga një gjyqtar. Megjithatë, një tjetër kërkesë e Offset për test ADN-je lidhur me një nga fëmijët e Cardi B është miratuar, duke shtuar edhe më shumë tensionet mes palëve.

Foshnja në fjalë, e përshkruar në dokumente si “i porsalindur”, besohet të jetë djali që Cardi B solli në jetë në nëntor 2025 nga lidhja e saj me Stefon Diggs, ndonëse identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Cardi B dhe Offset kanë tre fëmijë së bashku: Kulture, 7 vjeç, Wave, 4 vjeç dhe Blossom, 1 vjeç. Marrëdhënia e tyre, që nisi në vitin 2017 dhe u kurorëzua me martesë po atë vit, ka qenë e mbushur me ulje-ngritje dhe ndarje të shpeshta.

Në korrik të vitit 2024, këngëtarja paraqiti kërkesë për divorc, duke i dhënë fund përfundimisht lidhjes me Offset. Më pas, ajo nisi një romancë me Stefon Diggs në vitin 2025, të cilën e bëri publike gjatë një ndeshjeje të NBA-së. Çifti njoftoi më vonë se prisnin fëmijën e tyre të parë, i cili erdhi në jetë në nëntor të po atij viti.

Së fundmi, marrëdhënia mes Cardi B dhe Diggs është vënë në pikëpyetje, pasi të dy hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale pas Super Bowl 2026. Megjithatë, zërat për një ribashkim nuk mungojnë, pasi Diggs është parë në një koncert të Cardi B në Washington, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi.