KreuCelebrity

Ermiona Lekbello bëhet pjesë e “Ferma VIP”, publikohet promoja zyrtare

Ermiona Lekbello bëhet pjesë e “Ferma VIP”, publikohet
Ermiona Lekbello rikthehet në një tjetër format televiziv, këtë herë si pjesë e Ferma VIP. Lajmi është konfirmuar përmes një promoje të publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit, ku ajo shfaqet për herë të parë në këtë eksperiencë të re.

E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe batutat që tërhoqën vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, Ermiona pritet të sjellë sërish energji dhe dinamika në formatin e ri.

Pjesëmarrja e saj në “Ferma VIP” ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit presin të shohin se si do të përshtatet ajo në këtë reality.

Me hyrjen e saj, spektakli premton më shumë tension, humor dhe situata të papritura, duke e bërë Ermionën një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni.