KreuCelebrity

Sia tregon sfidat pas divorcit: “Po përpiqem të blej paqen time”

Sia tregon sfidat pas divorcit: “Po përpiqem të blej paqen
Këngëtarja e njohur Sia ka ndarë për publikun përvojën e saj pas divorcit nga ish-bashkëshorti, Daniel Bernad, duke reaguar lidhur me detyrimin ligjor për të paguar mbi 40 mijë dollarë në muaj për mbështetjen e fëmijës.

“Jam një nënë që punon, jetoj pa alkool dhe po përpiqem të blej paqen time,” shkroi artistja në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur sfidat personale dhe emocionale të këtij viti.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Sia do të paguajë rreth 42,500 dollarë çdo muaj për djalin e tyre 2-vjeçar, Somersault Wonder. Ajo ka kujdestarinë kryesore dhe është prindi i vetëm që siguron të ardhurat, por sipas ligjeve të California detyrohet të përballojë këto shpenzime.

Artistja e njohur për hitin Chandelier përshkroi vitin e kaluar si jashtëzakonisht të vështirë: “Ka qenë një vit i tmerrshëm, por më mësoi të përballem me situata shumë të vështira, të vendos familjen në plan të parë dhe të mos marr negativitetin e të tjerëve me vete.”

Përveç pagesës mujore, Sia do të mbulojë gjithashtu shkollimin privat të djalit, aktivitetet jashtëshkollore dhe shpenzimet shëndetësore që nuk mbulohen nga siguracioni, si dhe do të sigurojë mbulimin shëndetësor për fëmijën.

Çifti, që u martua në vitin 2022 dhe u nda në 2025, ka arritur një marrëveshje për ndarjen e kujdestarisë ligjore të djalit, duke siguruar që të dy prindërit të kenë rol në rritjen e tij.