KreuCelebrity

Hospitalizohet İbrahim Tatlıses, vajza zbulon detajet: “Mund të operohet”

Hospitalizohet İbrahim Tatlıses, vajza zbulon detajet: “Mund të
Këngëtari legjendar turk İbrahim Tatlıses, i njohur ndryshe si “Perandori”, është shtruar në spital pas një problemi shëndetësor të papritur.

74-vjeçari u ndje keq në banesën e tij në Stamboll, rreth orës 11:20, pasi kishte përfunduar një periudhë intensive koncertesh jashtë vendit. Ai shfaqi simptoma si rënie tensioni dhe u transportua me urgjencë në një spital privat, ku analizat dhe tomografia zbuluan një infeksion bakterial të rëndë.

Mjekët vendosën ta mbajnë në kujdes intensiv për monitorim, megjithatë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar. Sipas stafit mjekësor, funksionet jetësore janë normale dhe trajtimi me antibiotikë ka nisur menjëherë.

Në një prononcim për media, vajza e tij, Melek Zübeyde, tregoi se ishte ajo që e shoqëroi në spital. Ajo bëri me dije se infeksioni lidhet me fshikëzën e tëmthit dhe nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ekzaminimet vijojnë.

Gjatë ditës, familjarë të tij, përfshirë Dilan Çıtak dhe İdo Tatlıses, kanë qenë pranë tij në spital. Ndërkohë, djali tjetër, Ahmet Tatlıses, nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të kufizimeve ligjore.

Artisti ka kaluar më parë sfida të rënda shëndetësore, përfshirë një atentat me armë në vitin 2011 që i la pasoja serioze, si dhe një aksident në vitin 2022. Pavarësisht kësaj, ai ka vijuar të jetë aktiv në skenë.

Mesazhet nga familja kanë prekur publikun, sidomos ato të Dilanit, e cila theksoi se dashuria në familje duhet të qëndrojë e fortë në çdo moment, përtej konflikteve. Edhe pse në të kaluarën këngëtari kishte deklaruar se mund t’i përjashtonte fëmijët nga trashëgimia, situata aktuale duket se ka afruar sërish familjen, duke rikthyer shpresën për pajtim.