Mbrëmja e djeshme është shoqëruar me emocione të forta dhe momente të paharrueshme për Brikenën, e cila është surprizuar sërish gjatë zhvillimit të dasmës së saj me Mateon.
Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, çifti po shijonte atmosferën festive nën ritmet e muzikës, duke kërcyer së bashku dhe duke ndarë lumturinë me të pranishmit. Pikërisht në këtë moment të veçantë, festa ka është bërë dhe më e bukur për banoren.
Në ambientet e shtëpisë ka hyrë tezja e Brikenës, duke e surprizuar atë dhe duke emocionuar jo vetëm nusen, por edhe të gjithë të pranishmit. Hyrja e saj është pritur me buzëqeshje dhe duartrokitje, ndërsa Brikena nuk ka fshehur gëzimin për këtë surprizë të bukur familjare.
Pas përshëndetjeve të para me banorët, tezja është bërë menjëherë pjesë e atmosferës festive, duke iu bashkuar këngëve dhe valleve.
