
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj, e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, ka komentuar së fundmi dinamikën mes Brikena dhe Mateo një nga raportet më të diskutuara në shtëpi.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po luan Mateo, duke sugjeruar se ai mund të jetë duke e vendosur veten në plan të dytë për t’i dhënë më shumë hapësirë Brikenës në rrugëtimin drejt finales.
Sipas saj, kjo strategji mund të mos i shërbejë atij në lojë. Shqipja shprehet se Brikena ka më shumë gjasa të sigurojë një vend në katërshen finaliste përpara Mateos, madje nuk përjashton mundësinë që ai të largohet më herët, pikërisht për shkak të kësaj qasjeje.

Me këtë deklaratë, ajo lë të nënkuptohet se loja e Mateos mund të kthehet në disavantazh për të, duke i hapur rrugën Brikenës drejt finales së madhe. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky parashikim do të realizohet apo nëse marrëdhënia dhe strategjia e tyre do të marrë një tjetër drejtim gjatë lojës.
