KreuCelebrity

“Vajzë me karakter”/ Babai i Mateos vlerëson publikisht Brikenën

“Vajzë me karakter”/ Babai i Mateos vlerëson publikisht
Historitë e dashurisë që lindin brenda Big Brother VIP Albania vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe familjarëve të banorëve, të cilët ndjekin çdo zhvillim nga jashtë. Një nga raportet më të komentuara së fundmi është ai mes Mateos dhe Brikenës.

Për të diskutuar rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të formatit, në studion e Big Brother VIP Fan Club ishte e ftuar motra e tij, Keijsi Borri. Ajo krijoi një moment të papritur gjatë intervistës, duke telefonuar babain e tyre live në emision.

Në një bisedë spontane, Keijsi i drejtoi të atit një pyetje direkte për Brikenën dhe marrëdhënien që ajo ka krijuar me Mateon brenda shtëpisë. Përgjigjja e tij erdhi pa hezitim dhe me tone shumë pozitive.

“Brikena është një vajzë e qëndrueshme, me karakter dhe i jep vlera atij Big Brother-i”, u shpreh ai, duke e vlerësuar maksimalisht.

Ky reagim publik duket se përforcon edhe më shumë raportin mes tyre, duke treguar se Brikena ka arritur të fitojë jo vetëm simpatinë e publikut, por edhe mbështetjen e familjes së Mateos.