KreuCelebrity

Selin shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP

Selin shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP
Publiku ka vendosur: Selin është finalistja e parë e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Gjatë prime-it të së mërkurës, Brikena, në rolin e lideres së shtëpisë, mori vendimin për të çuar në televotim “kokë më kokë” për finalen njërin prej banorëve. Ajo kishte për të zgjedhur mes dy konkurrentëve që kanë qenë pjesë e lojës që nga dita e parë, Mirit dhe Selin, duke vendosur kështu të sfidojë këtë të fundit.

Pas hapjes së televotimit, publiku i dha mbështetjen Selinës, duke e shpallur atë si finalisten e parë të këtij sezoni.

“Nuk kam fjalë. Falenderoj çdo votë që ka shkuar për mua. Këtë fitore të parë ia dedikoj familjes sime”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Finalja e madhe e “Big Brother VIP” do të zhvillohet më 18 prill.