
Xhesi është bërë fermeri i parë që i jep fund rrugëtimit të tij në “Ferma VIP 3”. Ai u eliminua pas një televotimi përballë Rafaelës, me të cilën ishte në nominim që prej humbjes së sfidës së ditës së hënë.
Para se të shpallej rezultati i votimit të publikut, të dy fermerët u surprizuan me mesazhe emocionuese nga familjarët e tyre, duke sjellë një moment të ndjerë në fermë.
Megjithatë, në fund ishte Xhesi ai që u largua nga gara, duke u bërë kështu i pari që lë përfundimisht shtëpinë në këtë sezon.
