
Selin është përballur me një moment të fortë emocional në “Big Brother VIP”, pasi nëna e saj i kërkoi papritur të largohej nga shtëpia. Megjithatë, banorja vendosi të vijojë rrugëtimin në garë, duke dhënë një përgjigje të prerë pas rikthimit.
Ajo u shpreh se ndjehet e ngarkuar nga fjalët e së ëmës, por theksoi se vendimi i saj është i qartë.
“Ndihem shumë e rënduar, sepse fjalët e mamit kanë shumë peshë për mua. E vetmja gjë që më qetësoi ishte fakti që nuk janë mërzitur me mua. Por me qëndrimin tim këtu, ata persona që kanë bërë deklarimet e fundit do të mbajnë përgjegjësi,” u shpreh Selin.
Më herët, në dhomën e rrëfimit, ajo reagoi ashpër ndaj Mirit dhe Rogertit, duke i akuzuar për sjellje që, sipas saj, kanë cenuar imazhin e saj.
“Dy burra janë përpjekur të ulin imazhin e një vajze. Kam shumë mllef për këtë. Nuk do lejoj kurrë që burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze. Rogerti dhe Miri do të mbajnë përgjegjësi për ato që kanë thënë,” deklaroi ajo mes lotësh.
Pavarësisht situatës së vështirë dhe kërkesës së familjes, Selin duket e vendosur të vazhdojë garën deri në fund, ndërsa finalja e madhe e “Big Brother VIP” pritet të mbahet më 18 prill.
