Një valë diskutimesh është ndezur në rrjetet sociale pas shpërndarjes së disa imazheve që pretendohet se i përkasin influenceres Hatixhe Brika, ku ajo shfaqet në poza jo të hijshme, në gjendje gjysmë të zhveshur,. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në platforma të ndryshme, përfshirë WhatsApp, duke nxitur reagimin e influenceres.
Në lidhje me këtë situatë, Hatixhe Brika ka reaguar me anë të një instastory duke i hedhur poshtë pretendimet dhe duke deklaruar se bëhet fjalë për materiale të manipuluara.
Ajo ka sqaruar se imazhet janë gjeneruar ose ndryshuar me inteligjencë artificiale dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Sipas saj, rasti është mjaft serioz dhe tashmë i është drejtuar edhe Policisë së Shtetit, konkretisht strukturave të krimit kibernetik, për të bërë kallëzim ndaj personave përgjegjës për shpërndarjen e tyre.
Në mesazhin e saj ajo thekson se publikimi i këtyre materialeve i ka shkaktuar dëm personal dhe familjar, duke kërkuar kujdes më të madh në raportimin e lajmeve të pakonfirmuara dhe në mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla.

Ajo shton gjithashtu se nuk ka lejuar kurrë persona të panjohur në privatësinë e saj, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe të pabazuara.
Autoritetet pritet të hetojnë rastin për të përcaktuar origjinën e materialeve dhe nëse ato janë krijuar apo shpërndarë në mënyrë të paligjshme.
