Një video e publikuar më herët po qarkullon sërish me shpejtësi në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve për një detaj interesant nga e kaluara televizive.
Në qendër të saj është banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, e cila shihet duke kërcyer gjatë finales së Big Brother VIP Albania 2. Në atë periudhë, ajo ishte pjesë e trupës së baletit, duke performuar si figurante në një nga surprizat e organizuara nga produksioni i spektaklit.
Megjithatë, vetëm pak vite më vonë, rrugëtimi i saj ka ndryshuar ndjeshëm. Sot, Selin nuk është më në prapaskenë, por një nga banoret më të spikatura të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke u kthyer në një nga emrat më të komentuar të Big Brother VIP Albania.
@dykrenatt Selin ne BBVA2???? | #dykrenat #bigbrothervipalbania #selinbollati
♬ original sound - ????????
Madje, shumë ndjekës e shohin atë si një prej konkurrenteve kryesore për fitoren e këtij edicioni, falë lojës dhe dinamikës që ka sjellë brenda shtëpisë.
Ky ndryshim nga një figurante në sfond në një protagoniste kryesore të reality show-t po cilësohet nga publiku si një rrugëtim i jashtëzakonshëm brenda një kohe të shkurtër.
Videoja po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, pikërisht për të rikujtuar këtë transformim të saj në botën televizive.
