KreuCelebrity

Reagime të forta ndaj fotos së Kardashian: “Khloé nuk njihet më”

Reagime të forta ndaj fotos së Kardashian: “Khloé nuk
Kim Kardashian është përballur me një valë reagimesh në rrjetet sociale pasi publikoi disa foto nga udhëtimi i saj në Japoni, ku shfaqet së bashku me motrën, Khloé Kardashian.

Themeluesja e Skims ndau në Instagram disa momente nga pushimet në Tokio, ku shihej në shoqërinë e tre fëmijëve të saj më të vegjël dhe Khloé. Në një prej fotove, motrat pozonin në një ambient argëtues me makina “claw”, të ngjashme me ato të sallave të lojërave.

Por menjëherë pas publikimit, ndjekësit nisën të komentojnë mbi pamjen e Khloé, duke theksuar se ajo dukej ndryshe nga zakonisht. Shumë prej tyre ngritën dyshime për përdorim të filtrave apo ndërhyrje me programe editimi.

Komentet nuk munguan, me disa përdorues që shprehën hapur skepticizmin e tyre për autenticitetin e fotos, ndërsa të tjerë u shprehën se motrat nuk duken njësoj në jetën reale. Disa madje e cilësuan pamjen e Khloé si të pazakontë.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, motrat Kardashian kanë vijuar të ndajnë momente nga qëndrimi i tyre në Japoni, duke u fokusuar te koha e kaluar me fëmijët.

Ndërkohë, Kim Kardashian është parë së fundmi edhe në shoqërinë e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton. Të dy janë fotografuar duke shëtitur së bashku në Tokio, duke nxitur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre.