Pas arrestimit të tij të bujshëm nga kallëzim i kompanisë "ONIMA" Artisti Gjesti ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj duke e paditur atë pas zhvillimeve të fundit që lidhen me shkeljen e të të drejtave të autorit mbi veprat e tij muzikore.
Sipas deklarimeve, padia vjen si pasojë e pretendimeve se kompania dhe përfaqësues të saj kanë vepruar pa dijeni dhe pa autorizimin e artistit, duke nënshkruar kontrata që lidhen me të drejtat e autorit për veprat e tij. Ai ka paralajmëruar se sot, në orën 14:00, ai depozitoi kallëzim penal në prokurori, jo vetëm ndaj kompanisë Onima, por edhe ndaj stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Ngjarja rikthen në vëmendje edhe incidentin e mëparshëm, ku pas kallëzimit të bërë ndaj kësaj çështjeje, pati ndërhyrje të autoriteteve dhe një arrestim që lidhej me rastin në fjalë.
Gjesti dhe avokati i tij pritet të paraqesin më shumë detaje në lidhje me padinë dhe provat që mbështesin akuzat, ndërsa rasti tashmë është në duart e organeve të drejtësisë.
Çështja mbetet në zhvillim dhe pritet të ketë reagime të tjera nga palët e përfshira.

