KreuCelebrity

"Jam në një lidhje" konkurrenti i BIg Brother habit me deklaratën e papritur

"Jam në një lidhje" konkurrenti i BIg Brother habit me

Këtë javë është rikthyer në transmetim “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, ku personazhet e spektaklit po zhvillojnë intervista me pyetje dhe përgjigje rreth ngjarjeve më të fundit në shtëpinë më të famshme në vend.

Në studion e improvizuar radiofonike, e vendosur brenda ambientit të spektaklit, banorët po ndajnë përjetimet e tyre deri në orën 18:00, duke zbuluar më shumë për strategjitë dhe emocionet gjatë lojës.

Në panelin e radhës ishin Miri dhe Seli, ndërsa i ftuari special ishte Shëndriti. Gjatë intervistës, ai bëri një deklaratë personale, duke treguar se është në një marrëdhënie jashtë shtëpisë dhe se ndihet shumë i lumtur. Madje, ai shtoi se këtë gjë ia ka rrëfyer edhe një prej banorëve brenda lojës.

Sa i përket garës, Shëndriti u shpreh i sigurt për rrugëtimin e tij, duke theksuar se nuk mendon se do të largohet nga televotimi. Ai e konsideron veten një “game changer” dhe beson se do të jetë pjesë e finales.

"Nuk mendoj se dal nga televotimi. Unë kam qenë një “Game Changer” në lojë dhe mendoj se jam në finale. Nuk rrezikoj, por luaj i sigurt në Big Brother, nuk bëj eksperimente!"

Ai shtoi gjithashtu se strategjia e tij është të luajë i sigurt, pa marrë rreziqe të panevojshme apo duke bërë eksperimente, duke qëndruar i fokusuar në lojën e tij deri në fund.