KreuCelebrity

Kim Kardashian dhe Ray J në përplasje ligjore: akuza për shkelje marrëveshjeje 6 milionë dollarëshe

Kim Kardashian dhe Ray J në përplasje ligjore: akuza për shkelje
Kim Kardashian dhe Ray J janë përfshirë sërish në një konflikt ligjor, këtë herë lidhur me një marrëveshje konfidencialiteti që dyshohet se kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

Sipas raportimeve të TMZ, në vitin 2023 palët – Kim Kardashian, Kris Jenner, Ray J dhe nëna e tij – kanë firmosur një kontratë për të mbyllur çdo mosmarrëveshje që lidhet me videon e tyre intime, duke përfshirë pretendime të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Marrëveshja parashikonte gjithashtu që asnjëra palë të mos dëmtonte reputacionin e tjetrës dhe të shmangte deklaratat publike për këtë çështje.

Megjithatë, Ray J pretendon se kjo marrëveshje është shkelur nga Kardashian dhe Jenner, pasi tema është trajtuar në serialin “The Kardashians”, që transmetohet në Hulu. Ai thekson se diskutimet publike kanë ndodhur vetëm një muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian dhe Kris Jenner kanë ngritur një padi për shpifje ndaj Ray J, pas deklaratave të tij se ato ishin nën hetim federal, akuza që dyshja i ka mohuar kategorikisht duke i quajtur të pavërteta.

Ndërkohë, Ray J ka reaguar me një kundërpadi, duke pretenduar se për vite me radhë është përhapur një version i rremë i historisë së videos intime, sipas të cilit publikimi është bërë pa pëlqimin e Kardashian. Ai shton se marrëveshja e vitit 2023, për të cilën thotë se është kompensuar me 6 milionë dollarë, përfshinte edhe penalitete të rënda në rast shkeljeje.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo përplasje ligjore mes palëve.