
Poetja dhe konkurrentja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur Fermerja e preferuar e publikut në televotimin e parë për sezonin e ri të Ferma VIP. Lajmi u prit me gëzim nga vetë poetja, e cila falenderoi ndjekësit për mbështetjen, duke shtuar një batutë tipike të saj:
“Dhe thonë pastaj për mua që je e pakuptueshme, por ja që më paskan kuptuar”, tha Mimoza, duke sjellë buzëqeshje mes banorëve.
Statusi i Fermerit të preferuar sjell për Mimozën avantazhe dhe benefite në lojë, duke e bërë atë një figurë kyçe për dinamikat brenda shtëpisë.
Opinionistët vlerësuan inteligjencën dhe shkathtësinë e saj, duke e cilësuar një konkurrente strategjike dhe të fortë. Moderatorja Arbana Osmani konfirmoi mendimin e publikut, duke përmendur qartësinë dhe aftësinë e Mimozës për të interpretuar situatat brenda lojës.
Me këtë përzgjedhje, Mimoza po duket si një nga konkurrentet më të spikatura të sezonit, ndërsa fansat e Ferma VIP vazhdojnë ta mbështesin me entuziazëm. Natyrisht, debatet e ashpra që hapën sezonin paralajmërojnë një lojë të mbushur me emocione, rivalitete dhe surpriza.
