
Një akt i rëndësishëm humanitar është bërë publik së fundmi për ish-banorin e “Big Brother VIP”, Stenaldo. Biznesmeni Shaqir Palushi ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka kontribuar me 10,000 euro për ta ndihmuar atë.
Në mesazhin e tij, Palushi vlerësoi forcën dhe qëndrueshmërinë e Stenaldos, duke theksuar se historia e tij është një frymëzim për të mos u dorëzuar përballë sfidave të jetës. Ai u bëri gjithashtu thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të bashkohen në këtë iniciativë për të ofruar ndihmë.

Ky veprim vjen menjëherë pasi Stenaldo u shfaq në “Big Brother Fun Club”, ku ndau publikisht vështirësitë e tij dhe kërkoi mbështetje për të siguruar një banesë për veten dhe nënën. Rrëfimi i tij prekës duket se ka ngjallur reagime të menjëhershme.
Edhe pse aventura e tij në “Big Brother VIP” përfundoi pak ditë më parë me eliminimin nga gara, mbështetja që po merr jashtë shtëpisë tregon se ai ka fituar diçka edhe më të rëndësishme: solidaritetin e publikut për një fillim të ri.
