KreuCelebrity

Selin përjashtohet nga Big Brother çfarë ndodhi?

Selin përjashtohet nga Big Brother çfarë ndodhi?

Ka zgjatur vetëm pak minuta ankthi i fansave të njërës prej banoreve më të pëlqyera të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5. Një foto me mbishkrimin "Përjashtohet nga gara" e postuar në profilin e Selin në Instagram, u shpërnda me shpejtësi marramendëse, duke krijuar kaos dhe pyetje të shumta mbi atë që mund të kishte ndodhur brenda shtëpisë.

Mesa duket, menaxhuesit e rrjeteve sociale të balerinës kanë vendosur të tregohen mjaft "të rrezikshëm" këtë mesditë. Pas shqetësimit fillestar, ndjekësit e kanë kuptuar se e gjitha ishte një shaka mjaft mirë e menduar për 1 Prillin. 

Sapo vëmendja arriti kulmin, u kuptua se Selin vazhdon rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, ndërsa kjo lëvizje shërbeu si një "test" për të parë mbështetjen e madhe që ajo gëzon jashtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selin Bollati (@selinbollatii)



Por Selin nuk ishte e vetmja që "luajti" me nervat e ndjekësve. E njëjta skemë është ndjekur edhe nga llogaria e Moza Ahmetit, konkurrentes së Ferma VIP.

Edhe në rastin e Mozës, një postim i ngjashëm la të kuptohej se rrugëtimi i saj në fermë kishte përfunduar në mënyrë të parakohshme. Ky 1 Prill i ka gjetur personazhet e reality show-ve mjaft kreativë, duke koordinuar "gënjeshtrat" që për pak minuta bënë lëmsh mbarë opinionin publik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mimoza Ahmeti (@mimozaahmeti_official)



Tags:

selin bbva