
Një nominim i fortë mes Edisës, Shëndritit dhe Malit ka sjellë një tjetër largim nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Pas votimit të publikut, Mali rezultoi më pak i preferuari, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tij në garë.
Ndërkohë, Edisa dhe Shëndriti siguruan vazhdimin e lojës, në një moment kyç të spektaklit, vetëm pak javë përpara finales së madhe.
Reagimet në shtëpi nuk munguan. Rogerti shpërtheu në brohoritma sapo u lexua zarfi, ndërsa ai dhe Miri nuk patën asnjë kontakt me Malin përpara daljes së tij.
As “bileta e fatit” nuk i erdhi në ndihmë Malit, pasi ajo rezultoi vetëm vajtje, duke vulosur përfundimisht largimin e tij nga gara.
