KreuCelebrity

Asllani pas humbjes ndaj Turqisë: “Kosova do të rikthehet më e fortë”

Asllani pas humbjes ndaj Turqisë: “Kosova do të rikthehet
Pas humbjes në shtëpi përballë Turqisë, futbollisti Fisnik Asllani ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi një ndeshje që për Kosovën ishte shumë më tepër sesa thjesht një rezultat negativ.

“Nuk është vetëm një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit,” shkruan Asllani, duke theksuar se skuadra dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, edhe pse fati nuk ishte në anën e tyre.

Sulmuesi shprehet se zhgënjimi është i madh, pasi ekipi ishte shumë pranë një momenti historik, që mund të kishte mbetur gjatë në kujtesën e tifozëve.

“Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa pranë një momenti që do të mbetej përgjithmonë,” vijon ai.

Megjithatë, Asllani shfaq besim për të ardhmen, duke siguruar se kjo humbje do ta motivojë ekipin për t’u rikthyer edhe më të fortë.

“Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë,” përfundon mesazhi i tij.