
Tensionet mes Selinës, Mirit dhe Rogertit vazhdojnë të jenë të pranishme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke sjellë përplasje të vazhdueshme mes tyre.
Gjatë ditëve të fundit, Selin ka provokuar Mirin, me qëllim që të testojë dhe, sipas banorëve të tjerë, të ndikojë në raportin e tij me Rogertin. Kjo situatë kulmoi gjatë spektaklit “prime”, ku nuk munguan debatet e drejtpërdrejta.
Rogerti u shpreh se marrëdhënia e tij me Mirin është shumë e mirë, duke theksuar se karakteret e tyre plotësojnë njëri-tjetrin. Ai shtoi se Selin po ndikohet nga xhelozia dhe e akuzoi për sjellje ofenduese.
“Unë dhe Miri shkojmë shumë mirë bashkë. Unë jam impulsiv, ai është i qetë dhe shpesh më balancon. Kemi gjetur një lloj harmonie në këtë lojë. Nuk është faji im që ti nuk e ke kuptuar këtë dhe ke dashur të prishësh raportin tonë. Selin është xheloze dhe vetë e ka krijuar këtë situatë,” tha ai.
Nga ana tjetër, Selin pranoi se veprimet e saj kanë qenë pjesë e lojës, duke theksuar se donte të testonte reagimin e Mirit në një situatë të tillë.
“Miri njihet si provokativ në lojë dhe desha ta vë në provë. Nëse ai pretendon finalen, duhet të tregojë si reagon në këto situata,” u shpreh ajo.
Ndërsa Miri reagoi duke vënë në dyshim qëndrimin e Selinës, duke theksuar se ai e njeh mirë mënyrën e saj të komunikimit dhe ironinë që përdor.
“Ishte një provokim nga Selin. E njoh shumë mirë kur flet me ironi dhe si reagon,” tha ai, duke shtuar më tej debatet mes tyre.
