KreuCelebrity

Mimoza Ahmeti shpallet e preferuara e publikut, fermerët reagojnë: “Ka thyer rregullat”

Mimoza Ahmeti shpallet e preferuara e publikut, fermerët reagojnë:
Shpallja e Mimoza Ahmetit si e preferuara e publikut në “Ferma VIP” ka shkaktuar debat dhe pakënaqësi mes fermerëve, të cilët e kanë cilësuar vendimin si të padrejtë.

Sipas disa prej banorëve, Mimoza ka arritur këtë rezultat duke shkelur rregullat dhe duke përdorur strategji që i kanë dhënë avantazh ndaj të tjerëve. Ata shprehen se kjo zgjedhje nuk pasqyron realisht përpjekjet dhe kontributin e secilit në lojë.

Akili nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar se nuk e priste një rezultat të tillë: “Del e preferuar dikush që thyen rregullat. Minimumi prisja veten”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Fabjola vlerësoi lojën e Mimozës, duke e konsideruar atë si një lojtare të zgjuar: “Ajo e di 100% se çfarë bën. Është shumë inteligjente dhe bën lëvizje strategjike, edhe pse duket kot”.

Edhe Akili shtoi se e kishte parashikuar që Mimoza do të ishte një ndër kandidatet kryesore, por priste të kuptonte më mirë renditjen: “E dija që Moza ishte kandidate kryesore, por prisja të shihja 3 vendet e para për të kuptuar ku isha unë”.

Ndërkohë, Gresa u shpreh se do të kishte preferuar një tjetër fitues: “E kisha ditur, por do të doja që të ishte Romiri”.

Vetë Romiri duket se e sheh ndryshe situatën, duke theksuar ndikimin e publikut: “E do publiku. Kush thyen rregullat ka më shumë interes”.

Debatet në fermë duket se do të vazhdojnë, ndërsa shpallja e të preferuarës ka nxjerrë në pah edhe një herë strategjitë dhe tensionet që po shoqërojnë lojën.