KreuCelebrity

Dëmtim gjatë sfidës në “Ferma VIP 3”: Malbora përfundon në spital, çfarë pritet të ndodhë me garën

Dëmtim gjatë sfidës në “Ferma VIP 3”: Malbora
Një incident i papritur ka ndodhur gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP 3”, ku fermerja Malbora ka pësuar një dëmtim, duke bërë që gara të ndërpritet përkohësisht dhe ajo të dërgohet menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë ditës së sotme, në fermë ka mbërritur një zarf nga Agai, i cili ka ngritur një çështje të rëndësishme për banorët dhe ka hapur debat mes tyre.

Sipas njoftimit, Malbora vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe, edhe pse gjendja e saj paraqitet e stabilizuar, ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse ajo do të jetë në gjendje të rikthehet fizikisht në sfidat e programit.

“Pas incidentit të mbrëmshëm, Malbora është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve. Ajo është mirë, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse mund të përballojë sfidat, të cilat janë thelbësore për këtë format. Nëse mjekët sugjerojnë që ajo nuk mund të marrë pjesë për një periudhë të caktuar, a mendoni se do të ishte e drejtë rikthimi i saj në garë? Agai ju fton të diskutoni,” thuhej në zarf.

Tashmë, fermerët pritet të japin mendimet e tyre për situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Malbora do të mund të rikthehet në konkurrencë apo jo.