
Spektakli i fundit i “Prime” në “Big Brother VIP Albania” u karakterizua nga emocione të forta dhe përplasje, sidomos në raportin mes Selin dhe Mirit. Një nga momentet më të komentuara ishte ndërhyrja e nënës së Selin, e cila i kërkoi vajzës të ndërpriste garën. Pavarësisht kësaj, Selin vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe të vijojë lojën drejt finales.
Ngjarjet brenda shtëpisë kanë sjellë reagime edhe jashtë saj. Landi Hysi, anëtar i “West Side Family” dhe mik i afërt i Mirit, ka shprehur publikisht mbështetjen për të përmes disa postimeve në Instagram.
Në disa Instastory, ai ka dalë hapur në krah të Mirit, duke theksuar bindjen e tij se ky i fundit nuk ka bërë asnjë gabim. “Më parë vdes se të heq dorë nga Xhiku që s’ka bërë asnjë faj. Miri, Miri dhe vetëm Miri”, shkruan ai në një prej postimeve, ndërsa në një tjetër e përsërit të njëjtin qëndrim mbështetës.

Megjithatë, krahas mbështetjes për mikun e tij, Landi ka lënë edhe disa mesazhe me tone provokuese, që janë interpretuar si thumbime ndaj Selin, duke shtuar edhe më shumë debat në rrjet.

Reagimet e tij kanë nxitur diskutime mes ndjekësve, duke e zhvendosur vëmendjen jo vetëm te ajo që ndodh brenda shtëpisë, por edhe te qëndrimet e personazheve të njohur jashtë saj.
