KreuCelebrity

Arbër Hajdari zbulon preferencën mes opinionisteve: Ja kë vlerëson më shumë

Arbër Hajdari zbulon preferencën mes opinionisteve: Ja kë
Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndau detaje nga eksperienca e tij si opinionist në “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë bisedës, ai u ndal te raportet me opinionistet me të cilat ka bashkëpunuar ndër vite dhe u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë: cilën prej tyre do të zgjidhte si më të preferuarën.

Pa u menduar gjatë, Hajdari përmendi Monika Kryemadhin, duke theksuar cilësitë që, sipas tij, e dallojnë. Ai vlerësoi natyrën e saj të hapur dhe faktin që nuk heziton të shprehë mendimin pa komplekse.

“Zgjedh Monikën sepse është shumë e drejtpërdrejtë dhe gjithmonë thotë atë që mendon. Nuk kemi pasur debate që zgjasin”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre ka qenë i qetë dhe pa përplasje të forta.

Deklarata e Hajdarit vjen në një periudhë kur “Big Brother VIP Albania” mbetet një nga programet më të ndjekura, ndërsa roli i opinionistëve vijon të jetë shpesh në qendër të diskutimeve në rrjet.

Ndërkohë, vëmendja është tashmë te “Prime”-i i së martës, ku pritet të shpallet finalistja e parë mes Selin dhe Brikenës.