
Tensionet në “Ferma VIP” janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë me një debat të ashpër mes Malborës dhe Mimozës, pas rikthimit të parë të saj në shtëpi pas disa ditësh rikuperimi.
Diskutimi degradoi shpejt, teksa Mimoza e akuzoi Malborën për mungesë mirënjohjeje, duke theksuar se asaj i është dhënë kohë e mjaftueshme për t’u rimëkëmbur. Sipas saj, banorët e tjerë po respektojnë rregullat dhe po bëjnë sakrifica, ndërsa qëndrimi i Malborës mund të krijojë precedent negativ.
Nga ana tjetër, Malbora mbrojti veten, duke u shprehur se nëse do ta ndjente veten të paaftë për të vazhduar, do të ishte larguar vetë nga gara.
Debati mes tyre:
Malbora: “Po ta kisha parë veten jo mjaftueshëm, do të isha larguar vetë.”
Mimoza: “Të dhamë 10 ditë dashuri, kaq e pangopur je?”
Malbora: “Ditët këtu m’i jep Agai dhe publiku.”
Mimoza: “Shko tek Agai, zonjë, për t’u ankuar. Jemi ne shtëpia jonë, mos u anko tek ne. Na thuaj faleminderit që të dhamë 10 ditë. Po vazhdon me këtë mendje, do thyesh brinjët e tjera.”
Përplasja ka ndezur reagime edhe mes banorëve të tjerë, duke treguar se tensionet në fermë janë larg qetësimit dhe se situata mund të përshkallëzohet në ditët në vijim.
