KreuCelebrity

"Hajde ke pia" Arbër Hajdari zbulon çfarë i thonë familjarët kur e shohin në Big Brother

"Hajde ke pia" Arbër Hajdari zbulon çfarë i

Opinionisti i Arbër Hajdari ka folur së fundmi në emisionin Goca dhe gra, ku ka ndarë detaje më të zgjeruara rreth jetës së tij familjare dhe reagimeve që merr për angazhimin e tij në spektaklin Big Brother VIP.

Gjatë intervistës, Hajdari tregoi se diskutimet më të forta në familje i ka me nënën e tij, e cila shpesh ka mendime të ndryshme për zhvillimet dhe qëndrimet e tij në program. Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht debateve, në shumicën e rasteve arrijnë mirëkuptim dhe konsensus.

“Mamaja ka kundërshtime, ka debate të mirëfillta, të forta. Gjejmë mirëkuptim. Kemi edhe konsensus. Ka qenë vetëm një edicion i BBV që ne nuk kishim në asnjë moment mendime të njëjta. Por aty ia kam ndaluar që të flasim për Big Brother VIP,” u shpreh ai.

Hajdari shtoi se edhe bashkëshortja e tij shpesh e kritikon, por pa u përfshirë drejtpërdrejt në vendimet e tij apo në debatin publik që lidhet me formatin. Sipas tij, kritikat janë të natyrshme, por nuk shndërrohen në ndërhyrje.

“Vera ka raste kur tenton të bëjë ndonjë kritikë, por nuk para më ndërhyn,” tha ai, duke theksuar se familja e tij e mban një distancë të shëndetshme nga roli i tij publik.

Ai foli gjithashtu edhe për vajzën e tij të vogël, e cila e ndjek në ekran dhe shpesh i kërkon ta shohë në shtëpi. Sipas Hajdarit, ajo ende është e vogël, por reagon me dashuri ndaj prezencës së tij në televizion.

“Ajo është akoma e vogël. Më sheh nga ekrani dhe më thotë ‘hajde te pia (shtëpia)’,” tregoi ai me emocion.

Në fund të bisedës, opinionisti ndau edhe një moment të lehtë familjar, duke thënë se së fundmi ka “fituar një betejë” të vogël në shtëpi, kur vajza e tyre zgjodhi ta vinte ai në gjumë në vend të bashkëshortes.

“Mbrëmë fitova betejën e parë, pasi mes meje dhe bashkëshortes zgjodhi ta vija unë në gjumë,” u shpreh ai me humor, duke treguar anën më personale dhe familjare përtej ekranit televiziv.