KreuCelebrity

Modelja e cover “Bordo” pjesë e Ferma Vip 3

Hyrjet e reja në edicionin e tretë të Ferma Vip nuk mungojnë, kësaj herë një modele është bërë pjesë e kastit. Bukuroshja Anada Nikollari, fituesja e “Supermodel of the World” disa vite më parë, është fermerja më e re.

Modelja e cila ka qenë pjesë e disa prej kopertina të Bordo ishte e emocionuar, ajo u shpreh se iu bashkua Ferma Vip 3 me qëllimin për të sfiduar veten,

  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilda Lumani (@ildalumani)

Me një natyrë të drejtë dhe të vërtetë, ashtu si ajo e përshkroi veten, shpreson që të ketë një marrëdhënie të mirë me pjesën tjetër të fermerëve. 

“Dua të sfidoj veten. Jam e drejtë, e vërtetë. Jetoj vetëm, nuk gatuaj, por di të gatuaj. Me kafshët kam marrëdhënie të mirë dhe do kënaqemi. Nëse një fermer do më merrte zemrën duhet të bëj diccka që askush nuk e ka bërë deri më sot. Tek një fermer aty brenda do më interesonte bashkëpunimi. Jam e drejtpërdrejtë”, tha modelja Anada Nikollari.

Fill pas hyrjes së Anadës, një emër shumë i njohur i skenës plotësoi listën e kastit. Ilir Shaqiri fituesi i edicionit të parë të Big Brother ishte një hyrje paksa surprizë për publikun pasi ai ishte përfolur si pjesë e opinionistëve dhe jo si konkurrent. Ai është futur në Fermë në rolin e profesionist që do ju mësojë banorëve kërcime të ndryshe si një sfidë e Agait, ngelet për tu parë reagimi i fermerëve kur të marrin vesh të vërtetën.