KreuCelebrity

Kleofina dhe Benjamin Pavard në pritje të ëmbël, çifti drejt një kapitulli të ri

Kleofina dhe Benjamin Pavard në pritje të ëmbël,
Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard, një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të momentit, duket se janë gati të zgjerojnë familjen e tyre. Pas një dasme madhështore që tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare dhe ndërkombëtare, dyshja po përjeton një tjetër fazë të rëndësishme në jetën e tyre.

Futbollisti francez, i cili me plot të drejtë është cilësuar tashmë si “dhëndër Kosove”, ka fituar zemrat e publikut shqiptar me thjeshtësinë dhe respektin e treguar ndaj traditave tona. Ai është parë shpesh duke kërcyer valle shqiptare dhe duke përqafuar kulturën e bashkëshortes së tij, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun.

Sipas burimeve të “Prive by Liberta Spahiu”, modelja e njohur Kleofina Pnishi është në pritje të ëmbël, një lajm që vjen si një tjetër moment i bukur për çiftin. Marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e karakterizuar nga harmonia dhe dashuria, gjë që reflektohet në çdo dalje publike.

Ky zhvillim i ri vetëm sa e pasuron historinë e tyre, duke e çuar çiftin drejt një aventure të re – atë të prindërimit. Kleofinës i urojmë një shtatzëni të mbarë dhe të lehtë.