
Një episod krejt i papritur, por njëkohësisht shumë komik, ka ndodhur në spektaklin Ferma VIP, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Protagoniste e situatës është bërë Sara Karaj, e cila e ka rrëfyer ngjarjen gjatë një bisede me hyrjen më të re në fermë, Ilir Shaqiri. Ajo ka treguar se gjithçka nisi si një veprim i zakonshëm, por përfundoi në një incident të çuditshëm.
Sipas Sarës, teksa po ushqente një lopë me bar, kafsha i është afruar dhe gjatë momentit që po i lëpinte dorën për të marrë ushqimin, ka përfunduar duke gëlltitur edhe unazën që ajo mbante në gisht. Situata e la Sarën të habitur, por ajo zgjodhi ta trajtojë me humor.
Me tone shakaje, ajo u shpreh se tani duhet “të presin” derisa lopa ta nxjerrë unazën, duke shtuar me të qeshur se banorët mund të duhet të kontrollojnë… edhe bajgën për ta gjetur.
Ky moment ka sjellë një atmosferë gazmore në fermë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse aksesorin do ta rikthejë sërish apo do të mbetet thjesht një histori e pazakontë nga eksperienca e saj në Ferma VIP.
