KreuCelebrity

Pas 50 vitesh takon të atin dhe nuk ndjen asgjë, Mariana Kondi rrëfen të vërtetën tronditëse për jetën e saj

Pas 50 vitesh takon të atin dhe nuk ndjen asgjë, Mariana Kondi

Një rrëfim i ndjerë dhe plot emocione ka ardhur nga aktorja Mariana Kondi, e cila në podcastin e Grida Duma ndau detaje të thella nga jeta e saj personale, duke folur për marrëdhënien me të atin dhe figurën që ajo e konsideron si babanë e vërtetë.

Gjatë bisedës, Kondi theksoi se për të, prind nuk është thjesht ai që të jep jetën, por ai që të rrit dhe të qëndron pranë: “Unë mendoj që njeriun kush e rrit, ai është baba”, u shpreh ajo. Sipas saj, në jetën e saj rolin më të madh e ka pasur gjithmonë e ëma, e cila u përball me sfida të shumta për ta rritur.

Aktorja tregoi edhe për takimin me të atin pas më shumë se 50 vitesh, një moment që nuk solli ndjesitë e pritura: “Kur e takon dhe nuk ndjen… nuk ndjen”, tha ajo, duke nënvizuar mungesën e lidhjes emocionale.

Në të kundërt, ajo vlerësoi me shumë mirënjohje njeriun që e rriti, duke e konsideruar atë si babanë e saj të vërtetë: “Ishte ai që më sillte kafen, më fliste për librat, për jetën… ai ishte baba për mua.”

Pjesë e rrëfimit ishte edhe historia e nënës së saj, e cila nuk krijoi më një lidhje tjetër, një zgjedhje që sipas Kondit lidhej me mentalitetin e kohës: “Asnjëherë. Sa gabim… por ishte koha.”

Në fund, ajo kujtoi fjalët prekëse të së ëmës: “Kur ju shikoj ju mirë, kjo është mrekulli për mua”, duke e mbyllur rrëfimin me një reflektim mbi sakrificën, dashurinë dhe zgjedhjet që shpesh nuk janë të lira.