Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma dhe partneri i saj, reperi Big Basta, kanë kaluar një fundjavë të veçantë së bashku me djalin e tyre, Lian, duke zgjedhur jugun e Shqipërisë për një eksperiencë plot adrenalinë dhe natyrë.
Familja ka provuar rafting në Kanionet e Osumit, një nga destinacionet më të njohura natyrore në vend, të njohura për bukurinë e tyre mahnitëse. Aktiviteti është organizuar nga Albania Rafting Group, ku çifti ka vlerësuar profesionalizmin dhe përvojën e ofruar.

Gjatë qëndrimit të tyre, ata kanë vizituar edhe qytetin historik të Berat i njohur edhe si qyteti i një mbi një dritareve, duke shijuar mikpritjen, ushqimet e zonës dhe atmosferën karakteristike dhe të ngrohtë që ai përcjell.


Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Vesa Luma e ka përshkruar eksperiencën si “surreale” dhe një nga më të bukurat në Shqipëri, duke theksuar bukurinë e Kanioneve të Osumit dhe duke falënderuar organizatorët për ftesën dhe profesionalizmin.
View this post on Instagram
Ajo ka shtuar gjithashtu se pranvera është stina më e përshtatshme për rafting dhe se familja ka zgjedhur një nivel mesatar vështirësie për shkak të pranisë së djalit të tyre, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim të ardhshëm me më shumë adrenalinë.
Pushimet e tyre në jug të Shqipërisë janë pritur me interes nga ndjekësit, duke sjellë edhe një herë në vëmendje bukuritë natyrore dhe turistike të vendit.
