KreuCelebrity

Hapet fushata në GoFundMe për shtëpinë e Stenaldo Mëhilli

Hapet fushata në GoFundMe për shtëpinë e Stenaldo
Nisma për t’i siguruar një banesë Stenaldo Mëhilli po merr gjithnjë e më shumë përmasa, duke u kthyer në një thirrje të gjerë solidariteti. Vetëm pak ditë pasi biznesmeni dhe themeluesi i fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, kontribuoi me 10 mijë euro dhe apeloi publikisht për ndihmë, tashmë është hedhur një hap i ri konkret.

Është hapur zyrtarisht një fushatë në platformën GoFundMe, duke i dhënë mundësinë çdo personi që është prekur nga historia e tij të japë kontributin e vet.

Vetë Stenaldo Mëhilli ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen fillestare që i dha shtysë kësaj nisme. Në mesazhin e tij, ai falënderon posaçërisht Shaqir Palushi dhe fondacionin “Golden Eagle” për iniciativën e ndërmarrë.

Në të njëjtën kohë, ai ka përcjellë edhe një mesazh frymëzues për këdo që përballet me vështirësi, duke theksuar rëndësinë e pranimit të situatës dhe kërkimit të ndihmës.

Me hapjen e kësaj fushate në GoFundMe, iniciativa e nisur nga Shaqir Palushi është kthyer tashmë në një lëvizje të gjerë humanitare, ku secili mund të kontribuojë për ta ndihmuar Stenaldon të realizojë ëndrrën e tij për një shtëpi të sigurt.