
Hyrja e Ilir Shaqiri në “Ferma VIP 3” ka trazuar dinamikat në fermë, duke nxitur diskutime dhe dyshime mes banorëve gjatë fundjavës.
Një pjesë e fermerëve besonin se ai nuk ishte një konkurrent i zakonshëm, duke u bazuar te fakti që Iliri hyri pa valixhe, çka ngriti dyshime për një rol të mundshëm me mision. Megjithatë, kishte edhe nga ata që mendonin se ai ishte pjesë e garës si gjithë të tjerët.
E vërteta u konfirmua: Ilir Shaqiri është zyrtarisht konkurrent në lojë.
Pas sqarimit, reagimet nuk munguan. Moza komentoi: “Tani ndryshon harta, ta shohim në vijim”, duke lënë të kuptohet se hyrja e tij mund të ndikojë në rrjedhën e lojës.
Nga ana tjetër, vetë Iliri zbuloi arsyen e konfuzionit: ai kishte hyrë vetëm me një qese dhe jo me valixhe, gjë që bëri që disa ta dyshonin. “Sara ishte e para që ngriti dyshimet. U përpoqa t’i ngatërroj pak, disa e kuptuan, disa jo,” u shpreh ai.
Pavarësisht surprizës, fermerët e pritën me urime për sukses, pa e konsideruar si një kërcënim të menjëhershëm në garë.
