KreuCelebrity

Gjthçka që humbët nga mbrëmja e djeshme e Big Brother!

Dasma mes Mateos dhe Brikenës mbrëmjen e së premtes ka shkaktuar shumë debate gjatë prime-it të djeshëm në shtëpinë e Big Brother VIP.

Miri dhe Juela vazhdojnë të jenë mosbesues për marrëdhënien e tyre duke u shprehur se banorja e përdori këtë situatë për të arritur në finalen e madhe.

Nga ana tjetër vetë Brikena është shprehur se është shumë krenare për raportin që arriti të finalizojë.

Pjesë nga debati: 

Mateo: Të shihja këtë klip ishte kënaqësi. Çdo moment, debate, përqafime dhe përfundimi më i bukur s’ka ku shkon.

Brikena: Çdo gjë ka ardhur papritur. Unë jam shumë krenare që jam bashkë me Mateon.

Juela: Dasma pati një energji shumë pozitive. Unë personalisht nga çifti nuk pashë shumë emocione. Mateos ia mori nurin bukuria e Brikenës. Brikena e përdori kartën e dasmës për finalen.

Edisa: I kam thënë, nëse e keni të vërtetë, Zoti jua sjelltë mbarë.

Miri: Te dasma, mua më duket guri i fundit për në finale. Do t’i bëjë më shumë punë Brikenës. Një herë u puthën, një herë jo. Jo, u ndanë, u bashkuan, u larguan. Tani erdhi momenti të bëhej dasmë për 24 orë.

Brikena: Ndodh shumë herë edhe në jetë që në fillim nuk duhen dhe pastaj bëjnë fëmijë bashkë.

Miri: Po flas për Big Brother, o Brikena.

Mateo: Kjo është lufta jote imagjinare.

Miri: Nëse fati ishte BB, lum si ju.

Selin: Dasma nuk kishte fare koment, çifti ka qenë në më të mirën e tyre. Më vjen shumë mirë. Mateon e kam besuar gjithmonë dhe në këtë pikë e besoj edhe Brikenën.

Rogerti: Brikena është e etur për finalen.

“Do të më lësh ‘dopjo gjashtën’ në dorë”/ Çfarë po ndodh në aleancën mes Rogertit dhe Mirit? Banorët përplasen me njëri-tjetrin

Gjatë prime-it të djeshëm janë zhvilluar debate të ashpra mes Rogertit dhe Mirit.

Banorët kanë vënë në dyshim ortakërinë e tyre, ndërsa vetë Miri është shprehur se Rogerti, edhe pse ata kanë qenë duke luajtur bashkë, ka dalë shumë herë kundër tij.

Rogerti: Miri në këtë lojë është i devijueshëm si ngjalë. Ky ka harruar të luftojë për Edisën, por ka dashur Malin. Selin ka folur të vërtetën. Miri, në fakt, ka ngrënë shumë goditje nga kundërshtarët e tjerë. Mua më duhet një ortak deri në finale. Më duhet Miri.

Miri: Unë e dija që Edisa do të ishte e ftuar për intervistën e Rogertit me Juelën.

Selin: Ua, sa gënjen.

Miri: Ne jemi ortakë, e dinim.

Selin: Edisës ia thashë te darka, e urrej kur përgënjeshtrohen fjalët.

Miri: Rogerti vazhdon akoma me provokimet e tij. Hedh gjithmonë hipoteza. Do të më lërë “dopjo gjashtën” në dorë. Rogert, më thuaj nëse të kam sulmuar gjithë këto ditë që kemi qenë bashkë? Ti do e fitosh, ti je më i miri. Më lër mua ta humbas. Ti çfarë nuk ke thënë kundër meje.

Selin: Ti je në rolin e viktimës, e frikacakut.

Miri: Të ka ardhur dita, o Selin. Do të flasim çfarë të duash ti, se je në karrigen e finales.

“Ke ngecur te krevati”/ Selin dhe Miri akuzojnë njëri-tjetrin, ndërhyn Rogerti: Këta njihen nga jashtë

Teksa finalja e madhe është shumë afër, Miri dhe Selin vijojnë përplasjet lidhur me historinë e krevatit, të cilën e nisën që në ditën e parë të këtij edicioni.

Dy banorët akuzuan njëri-tjetrin për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet pasi fjetën në një krevat, ndërsa Vëllai i Madh publikoi edhe klipin me qëndrimet e tyre.

Në debatin mes tyre ndërhyri edhe Rogerti, i cili i akuzoi banorët se ata njihen jashtë Big Brother. Megjithatë, Miri dhe Selin e mohuan.

Miri: Kristi na vendosi në një krevat, sepse Selin e ka kërkuar të flejë afër Mirit. Është parë ajo shumë e pastër. Për batutat, patjetër që do bënim batuta për tu miqësuar. Ja ku është Selin.

Selin: Këto pamje nuk janë reagimet e para. Kur jam futur brenda, të gjitha krevatet tek ishin zënë. Kam thënë do i them Kristit për të njëjtën batutë dua të rri afër Mirit

Miri: Ne e pamë videon.

Selin: Kristit ia kam thënë a mund ta ndërroj krevatin. Kam vendosur të mos replikoj më me këtë situatë se është e vetmja situatë që i intereson. Miri i jep tjetër kontekst historisë. Ti ke ngel akoma të krevati, unë kam shumë më tej për të diskutuar.

Miri: Nuk kam ngecur unë, Vëllai i Madh i solli sot.

Selin: Mirit i intereson ta çojë temën gjithmonë te historia e krevatit

Miri: Je ti që e ke diskutuar, e ke thënë ti “unë kam bërë krevatin”.

Rogert: Diçka ka mes tyre para se të hynë në Big Brother, mbase një telefonatë. Pashë gjuhën e trupit që nuk ishin të surprizuar kur u takuan. Pashë që Miri që kishte rolin “player”, po i pëlqente fakti që kjo vajzë po i ulej afër. Mu duk një gjuhë trupi sikur ishte e planifikuar. Fakti që nuk e kanë lëshuar krevatin, për lojën që i ka marrë të dy në qafë. Gjuha e trupit po gënjen.

Juela dhe Edisa lënë shtëpinë pak para finales

Pas një nominimi të fortë mes Shëndritit, Edisës dhe Juelës kjo e fundit ishte më pak e votuara nga publiku për të vijuar garën në Shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Edisa ishte e eliminuara e dytë e mbrëmjes së djeshme pas një televotimi që zgjati vetëm pak minuta.

Edisa ishte përballë Mirit, Brikenës dhe Shëndritit dhe mori numrin më të vogël të votave nga publiku.

Miri rrëfen fillimet e West Side Familyt dhe humbjen e Dr Florit: Dita më e errët e jetës time, Landi më telefonoi dhe…

Miri ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme fillimet e tij në skenën muzikore shqiptare, krijimin e West Side Family si dhe humbjen para kohe të Dr. Flori.

Miri shprehu se shtysa për hapjen e derës drejt karrierës së tij muzikore ishte Flori kur ata ishin adoleshentë. Ai tha se gjithçka filloi nga një magnetofon dhe një kasetë, diçka që më pas u kthye grupin e mirënjohur për publikun shqiptar West Side Family.

Më tej banori tregoi momentin kur mësoi për humbjen e Dr. Florit që sipas tij ishte një nga ditët më të errëta në jetën e tij.

“Jam rritur si çdo fëmijë i asaj kohe me vështirësi ekonomike. Adoleshenca ime ka kaluar në gjimnazin Petronini Luarasi, ku njoha dy persona qe ndryshuan jetën time, Landi dhe Dr Flori. Kishim një magnetofon dhe një kasetë dhe ne këndonim. Flori ishte ai që këndonte dhe që shkruante tekstet. Një ditë Flori më merr në shtëpinë e tij dhe më thotë dua të tregoj diçka

Kënga që hapi derën e karrierës time ishte Tik Tak. Kënga e parë që kemi regjistruar ka qenë kjo dhe ka kushtuar 30 mijë lekë të vjetra. Pastaj historia vazhdon me Landin, duke qenë se dhe ai këndonte dhe e pëlqenim zërin e tij, i thashë Florit pse mos t’i themi edhe Landit të na bashkohet dhe të jemi dy hip-hopista dhe një këngëtar. I thamë, ai pranoi dhe e provuam me dy këngë të tjera. E vendosëm të jemi grup me emrin West Side Family. Family sepse është fjala kyç që ne të tre të jemi bashkë përjetë. Kemi marrë pjesë te kënga magjike me këngën mesazh.

Kam qenë në Gjermani kur mora vesh për humbjen e Florit, 17 nëntor. Njeriu i par që mora në telefon ishte Landi, më hap telefonin dhe më thotë që fatkeqësisht është e vërtetë. Ka qenë një nga ditët më të errëta. Flori është një burim frymëzimi për breza, dhe një arsye e ristartimit të West Side Family ka qenë vëllai i tij, Alban Kondi. Albani na tha që dhimbjen ta kthejmë në force, nuk mendonim kurrë që Flori nuk është me ne, por është me ne dhe tek ne”, u shpreh Miri.

“Mendoj gjithmonë kur më del në ëndërr, e kam si shtysë si shok në zemër gjithë jetën. Do e pyesja zotin pse e more në krahët e tu Florin aq shpejt sepse kishim akoma nevojë për të. Humbja e tij na ka bërë më të fortë për sfidat e të ardhshme në jetët tona”, u shpreh Miri pas rrëfimit të tij.

 

Tags:

bbva