KreuCelebrity

Juela largohet nga Big Brother VIP Albania 5, gara drejt finales bëhet më e fortë

Juela largohet nga Big Brother VIP Albania 5, gara drejt finales bëhet
Pas një televotimi të fortë mes tre banorëve, Juela është eliminuar nga gara në Big Brother VIP Albania 5. Ajo rezultoi më pak e votuara nga publiku për të vijuar rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në vend.

Në nominim përballë saj ishin edhe Shëndriti dhe Edisa, të cilët arritën të sigurojnë mbështetjen e publikut dhe do të vazhdojnë garën drejt finales së madhe.

Me largimin e Juelës, loja bëhet edhe më e fortë, ndërsa finalja është tashmë shumë pranë, më pak se dy javë larg. Banorët e mbetur do të përballen me sfidat e fundit për të siguruar një vend në natën finale.