Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, i cili ka shkaktuar konfuzion dhe reagime të shumta.
Artisti publikoi një fotografi ku shfaqej një njoftim se futbollisti i ri Lamine Yamal e kishte ndjekur atë në Instagram. Ky detaj u mor menjëherë si i mirëqenë nga disa fansa, duke nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjet.
Megjithatë, Blero e shoqëroi postimin me përshkrimin “Për pak..” dhe një emoji duke qeshur, duke lënë të kuptohet se situata nuk ishte ashtu siç dukej në pamje të parë.

Më vonë u sqarua se llogaria që kishte bërë “follow” nuk ishte profili zyrtar i yllit të FC Barcelona, por një faqe fansash që përdor emrin e futbollistit. Kjo ka bërë që i gjithë postimi të shihet si një shaka nga ana e këngëtarit, duke i “ngatërruar” për pak ndjekësit e tij.
