Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka qenë e mbushur me emocione dhe surpriza, duke sjellë dy eliminime të njëpasnjëshme që kanë ndryshuar rrjedhën e lojës, vetëm pak ditë para finales së madhe.
Pas një nominimi të fortë mes Shëndritit, Edisës dhe Juelës, ishte kjo e fundit që rezultoi më pak e votuara nga publiku. Si pasojë, Juelës iu ndërpre rrugëtimi në shtëpi, duke i dhënë fund aventurës së saj në këtë edicion.
Ndërkohë, tensioni nuk u ndal me kaq. Një televotim i dytë, i cili zgjati vetëm pak minuta, solli një tjetër largim të papritur. Në përballje me Mirit, Brikenën dhe Shëndritin, Edisa mori numrin më të ulët të votave nga publiku, duke u bërë kështu e eliminuara e dytë e mbrëmjes.
Pas këtyre zhvillimeve, gara bëhet edhe më e fortë, ndërsa Shëndriti arrin të sigurojë vazhdimësinë në lojë. Me finalen e madhe që ndodhet më pak se dy javë larg, banorët e mbetur pritet të japin maksimumin për të siguruar një vend në natën finale.
Publiku mbetet vendimtar në çdo hap të lojës, ndërsa surprizat duket se nuk kanë të ndalur në këtë fazë vendimtare të spektaklit.
