KreuCelebrity

Sara në kërkim të konfliktit! Ju sul Anadës, reston ja jep Moza!

Sara në kërkim të konfliktit! Ju sul Anadës, reston ja jep

Kanë nisur debatet dhe tensionet e para në “Ferma VIP”, të cilat duket se janë intensifikuar pas largimit të Akilit. Dinamikat mes fermerëve kanë ndryshuar ndjeshëm dhe tashmë duken qartë grupimet e para brenda shtëpisë.

Marrëdhënia që në ditët e para dukej e ngrohtë dhe miqësore mes Sarës dhe Mozës, tashmë ka marrë një kthesë të papritur. Moza, e mërzitur për largimin e Akilit, është distancuar nga një pjesë e mirë e konkurrentëve. Nga ana tjetër, Sara duket më e sigurt se kurrë, duke e konsideruar veten një nga lojtaret më të forta në garë.

Gjatë një bisede me Jonidën, Sara është shprehur se: “Moza tani e ka kuptuar që nuk është më konkurrentja e fortë dhe i janë dridhur pak këmbët”.

Megjithatë, përplasjet e Sarës me fermerët e tjerë sa vijnë e shtohen. Disa prej tyre janë të acaruar me të, pasi dyshojnë se ajo ka marrë cigaret, çka ka sjellë diskutime të forta. Një nga debatet më të fundit ka qenë edhe me modelen Anada Nikolli.

Por tensioni nuk ka munguar as me Mozën. Gjatë një bisede në sallon, ndërsa Moza bënte batutat e saj, situata u përshkallëzua:

“Pse jemi kaq fallco ne? Si grup, ju duket apo nuk ju duket? Prandaj po çmendem,” është shprehur Moza.

Sara ndërhyri menjëherë: “Ashtu më duket.”

Por përgjigjja e Mozës ishte e menjëhershme dhe e fortë: “Ja, fallcoja foli e para.”

“O jam e vërtetë unë, o s’ka njeri,” u kundërpërgjigj Sara.

Në fund, Moza e mbylli debatin me një frazë dhe batutë që e karakterizon: “Nuk ka gjë më fallco se e vërteta.”