KreuCelebrity

“Jetoj vetëm… prindërit nuk i kam më” Historia e trishtë e modeles shqiptare

“Jetoj vetëm… prindërit nuk i kam më” Historia

Modelja shqiptare Anada Nikollari, pjesa e disa prej kopertinave të revistës Bordo dhe aktualisht konkurrente në Ferma VIP 3, ka ndarë historisë e dhimbshme mbi jetën e saj personale gjatë një bisede me Mimoza Ahmeti.

Ajo ka rrëfyer se jeta e saj është tronditur rëndë nga humbja e të dy prindërve brenda një periudhe të shkurtër kohe, një dhimbje që, siç thotë vetë, ende nuk e ka përballuar plotësisht.

Moza: Po ti me prindërit jeton apo vetëm?

Anada: Jo vetëm jetoj, prindërit nuk i kam.

Moza: Pse ku janë?

Anada: Kanë ndërruar jetë.

Moza: Po çne kaq shpejt, Covidi apo ndonjë gjë tjetër?

Anada: Jo në 2020 mami me tumor në pankreas, pas 2 viteve e 4 muaj babi pësoi arrest kardiak.

Moza: Po çfarë moshe?

Anada: Shumë të rinj, 59 dhe 64.

Moza: Sa gjynah po ke motër ose vëlla?

Anada: Po kam një motër 4 vjet më të madhe se unë, është e martuar ka një djalë. Kam 1 nip 4 vjeç. Jeton këtu, jemi në lagje të ndryshme. Shyqyr që e kam.

Moza: Ju paskan dhënë goditje të fortë prindërit njëri pas tjetrit.

Anada: Po akoma aty është nuk është procesuar, por kështu vazhdojmë jetën.

Pavarësisht kësaj, ajo ka folur edhe për pasionin e saj në modeling, duke theksuar se sfilata është ajo që e ka tërhequr më shumë që nga viti 2006, kur nisi rrugëtimin e saj në botën e modës.