Debatet rreth dinamikave të “Big Brother VIP Albania” vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes sidomos kaq afër finales, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe miku i Mirit, Landi nga “West Side Family”, gjatë një interviste në emisionin e Meriton Mjekiqi.
Gjatë bisedës, ai u ndal te marrëdhënia mes Miri dhe Selina, një nga temat që ka ndezur më shumë debat brenda dhe jashtë shtëpisë.
I pyetur drejtpërdrejt se kush e ka bërë hapin e parë në afrimin e tyre në shtrat, Landi u përgjigj pa hezitim se sipas tij ka qenë Selina ajo që ka marrë iniciativën. Ai shtoi se ky është një element që publiku mund ta ketë lënë në hije, megjithëse ka qenë i dukshëm gjatë spektaklit.
“Kush kujt iu afrua në shtrat, Miri Selinës apo Selina Mirit? Ajo i ka kërkuar. Ky është një detaj që ndoshta njerëzit e kanë harruar, por është aty. Miri është ai që ka pranuar lojën. Kanë shkuar të dy, të dy u ngritën shumë lart nga kjo dhe nuk mundesh kurrsesi, në asnjë moment, të thuash që ‘unë dua të iki’ dhe të bësh me gisht që ‘ti je i keqi e unë jam e mira’,”
Sipas artistit, përgjegjësia për situatën nuk mund t’i atribuohet vetëm njërës palë. Ai theksoi se të dy banorët kanë qenë pjesë aktive e kësaj dinamike dhe kanë përfituar nga vëmendja që ajo ka sjellë. Në këtë kuadër, ai kritikoi qasjen për ta paraqitur njërin si “fajtor” dhe tjetrin si “të pafajshëm”.
Në vijim të bisedës, Landi u ndal edhe te presioni i madh që, sipas tij, ka përjetuar Miri pas gjithë kësaj historie. Ai u shpreh se banori ka mbajtur peshën e kritikave të publikut dhe opinionistëve, ndërsa në fund është kuptuar se raporti mes tyre nuk ka qenë i bazuar në ndjenja, por më tepër në strategji loje.
“Miri ka mbajtur barrën e krevatit, ka mbajtur barrën e një milion njerëzve që e kanë sulmuar, opinionistëve, etj. Në fund është parë që nuk është asgjë ashtu siç duket; u provua që nuk ka ndjenjë, ka qenë lojë dhe ai e ka vazhduar. Ka pasur edhe dinamika të tjera jashtë krevatit, prandaj është për atë lloj loje dhe e meriton për ta fituar.”
Sipas tij, kjo qasje e ka ndihmuar Mirin të qëndrojë në garë dhe madje e sheh si një nga kandidatët që mund ta meritojë fitoren, duke marrë parasysh mënyrën si ka menaxhuar situatat dhe dinamikat brenda shtëpisë.
@meritonmjekiqi_ Kush kujt ju fut ne shtrat: Miri Selines apo Selina..Mirit? LINK IN BIO
♬ original sound - Meriton Mjekiqi
