KreuCelebrity

Nikol flet për raportin me nënën pas daljes nga “Big Brother VIP 5”

Nikol flet për raportin me nënën pas daljes nga “Big

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia e famshme për raportin me nënën e saj, gjatë një interviste në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.

E pyetur nga moderatorja Jonida Aliçkolli nëse ka pasur kontakt me të ëmën pas përfundimit të eksperiencës në reality show, Nikol u përgjigj qartë se nuk ka komunikuar dhe se kjo situatë, sipas saj, është më e mira për të gjithë.

“Jo, dhe mendoj se është më e mira për të gjithë që të qëndrojë kështu. Duke qenë se siç e kam cekur edhe në intervista të tjera, është diçka që ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u procesuar dhe për t’u kaluar. Kështu që jeta është shumë e bukur dhe vazhdon,” u shpreh Nikol.

Gjatë intervistës, moderatorja theksoi edhe ndikimin emocional që ka formati “Big Brother”, duke sjellë në vëmendje mënyrën se si ai nxjerr në pah si anët më të forta, ashtu edhe vështirësitë personale të konkurrentëve.

“Duke qenë se formati i ‘Big Brother’ e ka edhe këtë fuqi, pra që të të vërë ty në pah pjesët e tua më të mira, vështirësitë që ke pasur në jetë, të prekësh zemra, është dhe një derë pastaj që mund të lihet e hapur,” u shpreh Jonida Aliçkolli.

Nikol u pajtua me këtë reflektim, duke u përgjigjur shkurt: “E vërtetë”, ndërsa në fund falënderoi për mirëkuptimin dhe mënyrën e kujdesshme të intervistës.